Tech

Inteligjenca artificiale tanimë edhe në reklama, risia e fundit nga Meta!

Në reklamat e gjigandit Meta hyn edhe inteligjenca artificiale. Kompania do të fillojë testimin e këtyre mjeteve për krijimin e përmbajtjeve të tilla si sfondet e tekstit dhe imazhit. Një grup i përzgjedhur reklamuesish do të ftohen të eksperimentojnë me mjetet në një lloj “shesh lojërash” që kompania e quan AI Sandbox.

Megjithatë, drejtuesit nuk kanë specifikuar se cilët dhe sa reklamues do të kenë akses në këtë hapësirë fillimisht, duke thënë vetëm se bëhet fjalë për një grup të vogël. Por Meta planifikon t’u japë më shumë reklamuesve akses në korrik dhe të integrojë disa nga veçoritë në produktet gjenerike të reklamave më vonë këtë vit.

Njoftimi shënon përpjekjen e parë të pronarit të Facebook dhe Instagram në prezantimin e produkteve duke përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale gjeneruese, në vazhdën e popullariteti i ChatGpt. Kjo vjen pasi Google, një konkurrent në reklamat në internet, tregoi gjatë konferencës së zhvilluesve se si AI do të integrohet në produktet e tij më të njohura, duke filluar me kërkimin.

Të alarmuar nga rreziqet e ChatGPT, rregullatorët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë po kërkojnë mënyra për të ngadalësuar nxitimin e njerëzimit në të ardhmen digjitale. ChatGPT, deri më tani regjistron mbi 1.6 miliardë vizita që nga dhjetori. Europol, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Zbatimin e Ligjit, paralajmëruan në fund të marsit se ChatGPT, vetëm një nga mijëra platformat e inteligjencës artificiale mund të ndihmojë kriminelët në krijimin e viruseve kompjuterike dhe madje edhe akte terroriste.