Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities

Intervista e parë e Alec Baldwin pas tragjedisë në sheshxhirim!

Në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia në sheshxhirim, aktori i njohur Alec Baldwin me lot në sy u shpreh se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins, por tha se ajo doli në mënyrë të pashpjegueshme pasi ai e mori atë. 42-vjeçarja Hutchins u vra dhe regjisori Joel Souza u plagos kur arma që Baldwin mbante shpërtheu gjatë provave në një fermë jashtë Santa Fe, New Mexico në xhirimet e filmit “Rust”.

Në një promo për intervistën e ABC, e para e Baldwin që nga tragjedia, George Stephanopoulos shfaqet duke i kërkuar aktorit të konfirmojë se nuk ishte në skenar që këmbëza të tërhiqej. Baldwin u shpreh se:

Epo, këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën.

Stephanopoulos konfirmon: “Pra nuk e keni tërhequr kurrë këmbëzën?” për të cilën Baldwin përgjigjet:

Jo, jo, jo, jo. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do të tërhiqja këmbëzën. Kurrë.

Gazetari e përshkroi aktorin Baldwin, të shkatërruar por shumë të sinqertë. Aktori iu përgjigj çdo pyetjeje dhe diskutoi për Hutchins, takimin me familjen e saj dhe rrëfimin e tij për atë që ndodhi në xhirime atë ditë. Stephanopoulos tha:

Më duhet t’ju them se u befasova gjatë asaj ore e njëzet minutash që u ulëm dje. Kam bërë mijëra intervista në 20 vitet e fundit në ABC. Kjo ishte më intensivja që kam përjetuar ndonjëherë.

Sipas raportimeve, Baldwin besonte se arma ishte bosh. Atij i ishte dorëzuar arma nga ndihmësdrejtori, Dave Halls. I pyetur se si mendon se një plumb i vërtetë u fut në armë, e cila supozohej të ishte e mbushur me fishekë bedel, Baldwin tha se nuk e kishte idenë.

Dikush vendosi një plumb të vërtetë në armë, një plumb që as që supozohej të ishte në pronë.

Baldwin iu përgjigj gjithashtu Stefanopulos pa mëdyshje se të shtënat aksidentale ishin gjëja më e keqe që i kishte ndodhur në jetë:

Po … po, sepse mendoj dhe mendoj se çfarë mund të kisha bërë…

Ndërkaq, intervista e plotë e Alec Baldwin, do të transmetohet në SHBA në ABC sonte në orën 20:00. Rikujtojmë, se në padinë kundër aktorit Baldwin thuhet se në skenarin e filmit “Rust” nuk ka qenë e përfshirë pjesa se duhej të kishte të shtëna me armë zjarri.

Ndërsa policia amerikane vijon hetimet për tragjedinë e 21 tetorit në sheshxhirim ku një pistoletë e përdorur nga Alec Baldwin, në kuadër të rolit, rezultoi me plumba të vërtetë tërheq vëmendjen veprimi i Mamie Mitchell, e ngarkuar me kontrollin e skenarit. Pas të shtënave fatale në Nju Meksiko, Mitchell dorëzoi padi për rastin.