Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Vrasja në sheshxhirim, padi për aktorin Alec Baldwin!

Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin thuhet se në skenarin e filmit “Rust” nuk ka qenë e përfshirë pjesa se duhej të kishte të shtëna me armë zjarri. Ndërsa policia amerikane vijon hetimet për tragjedinë e 21 tetorit në sheshxhirim ku një pistoletë e përdorur nga Alec Baldwin, në kuadër të rolit, rezultoi me plumba të vërtetë dhe i mori jetën Drejtores së Fotografisë, Halyna Hutchins, si dhe u plagos regjisori Joel Souza, tërheq vëmendjen veprimi i Mamie Mitchell, e ngarkuar me kontrollin e skenarit. Pas të shtënave fatale në Nju Meksiko, Mitchell dorëzoi padi për rastin. Avokati i saj akuzon Baldwin se qëlloi, pa e kontrolluar paraprakisht armën. Ende asnjë koment nga aktori, gjithashtu producent e as nga producentët e tjerë të filmit.

Vetë stafi ka qenë i ndarë në vlerësimet për sigurinë në sheshxhirim. Më herët, ka patur mes atyre që i konsideronin “të pasigurta”, rrethanat në të cilat kryheshin xhirimet. Ndërkaq, ndërsa po kalon rreth një muaj nga vrasja aksidentale që tronditi Amerikën, nga autoritetet, ende nuk ka padi penale për ndonjë nga pjesëtarët e ekipit të xhirimit. Deri tani, vetëm fjalë e akuza, të cilave iu bëhet jehonë në media. E tillë edhe deklarata e pak kohëve më parë e një punonjëseje përgjegjëse për armët në film. Ajo u shpreh se nuk ka dijen për mënyrën si është përfshirë municioni në xhirimet e realizimit kinematografik.

Së fundmi, aktori i njohur George Clooney ka reaguar rreth kësaj tragjedie:

Çdo herë që më jepet një armë në xhirime, e shikoj, e hap, ia tregoj personit të cilit po ia drejtoj, ia tregojmë ekuipazhit dhe në çdo skenë e dorëzoj te përgjegjësi për armët dhe kur mbaron, bëhet e njëjta gjë përsëri. Të gjithë e bëjnë atë. Të gjithë e dinë. Ndoshta Alec e ka bërë këtë, shpresoj ta ketë bërë, por problemi është se modelet false janë të ndërlikuara sepse duken si plumba të vërtetë. Ata kanë një vrimë të vogël prapa ku dikush ka nxjerrë barutin.