Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Ish-bashkëshorti i Megan Fox, aktori i njohur Brian Austin Green së shpejti baba për herë të pestë!

Aktori dhe producenti i njohur Brian Austin Green së shpejti pritet të bëhet baba për herë të pestë me partneren e tij, kërcimtaren Sharna Burgess. Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram Sharna publikoi një imazh bardh e zi të barkut të saj të rrumbullakosur me duar të vendosura mbi të.

Në foto, ajo shkroi se:

Dhe befas bota ime nuk do të jetë kurrë e njëjtë. Përgjithmonë më e madhe, përgjithmonë e zgjeruar dhe më e thellë. Përgjithmonë e bollshme dhe e pakushtëzuar. @brianaustingreen Unë e dua familjen tonë, më pëlqen që ajo po rritet dhe të dua ty. Si patëm kaq fat!

Kërcimtarja tregoi se ishin në pritje të një djali i cili do të vij në jetë më 4 korrik 2022. Brian gjithashtu publikoi një foto të tyre në plazh në rrjetin e tij social Instagram dhe u shpreh se ndihej i lumtur që famija po zgjerohej.

Ne duam t’i falënderojmë të gjithë për urimet jashtëzakonisht të mira, jemi shumë të lumtur që do të mirëpresim një djalë në ose rreth datës 4 korrik. @sharnaburgess, mezi pres të të shoh në krahë fëmijën tënd/tonë.

Rikujtojmë se aktori ka 4 djemë, një djalë me Vanessa Marcil dhe 3 të tjerë me ish-bashkëshorten Megan Fox, e cila tanimë është e fejuar me këngëtarin Machine Gun Kelly. Fox dhe Brian zyrtarizuan divorcin e tyre para disa ditësh dhe tanimë janë të lirë. Ish-çifti paraqiti gjykimin e divorcit më 15 tetor dhe divorci i tyre është finalizuar pas gati një viti.

Brian doli publikisht me Sharna Burgess më shumë se 10 muaj më parë. Megjithëse nëpër intervista Brian Green është shprehur se ai dhe Megan kanë patur një divorc miqësor, nga ana tjetër ai e ka shfaqur shpeshherë xhelozinë e tij kundrejt të dashurit të ri të Megan, reperit Machine Gun Kelly.