Gossip Music Showbiz

Ish-përfaqësuesi i Suedisë rikthehet në skenën e Eurovisionit dhe thyen rregullat!

Ish përfaqësuesi i Suedisë, Eric Saade i cili u rikthye në skenën e Eurovisionit pas 12 vjetësh për të kënduar këngën Popular, shkeli rregullin kryesor kur performoi në ceremoninë hapëse të Eurovisionit. Në ceremoninë hapëse performuan gjithashtu edhe dy ish-konkurrentet, Eleni Fourira si dhe Chanel.

Por, veprimi që bëri ish-përfaqësuesi i Suedisë, Saade, shkaktoi reagime të mëdha edhe nga vetë EBU-ja që organizon Eurovisionin. Ish-përfaqësuesi i Suedisë kishte vendosur në dorën e tij shallin simbolik të Palestinës gjatë performancës.

Eric, babai i të cilit është palestinez nga Libani, kishte vendosur në dorë shallin Keffiyah, njëherësh një shall që simbolizon palestinezët. Veprimi i tij bie ndesh me rregullat e Eurovisionit të cilët organizatorët kanë njoftuar se nuk do të lejojnë flamujt dhe simbolet palestineze me konotacion politik.

Ndërkaq, mbrëmjen e sotme, skena e “Malmo Arena” në Suedi do të përqafojë ngjyrat kuqezi, me zërin e Besa Kokëdhimës që me siguri do të të na falë një përfaqësim dinjitoz në Eurovision 2024. Artistja zbuloi emocionet e saj, por dha dhe disa detaje të tjera që priten nga nata e dytë kur konkurron ajo me këngën “Titan”:

Jam super gati, plot emocione, shumë angazhime, koncerte. Kemi shumë punë. Mendoj se jemi gati dhe shpresojmë të bëjmë një performancë shumë dinjitoze. Atmosfera mes artistëve dhe delegacioneve sivjet duket shumë e bukur. Është një garë shumë e fortë sivjet. Kemi një grup Whatsapp-i që shkruajmë vazhdimisht.

Rikujtojmë, se performanca e Baby Lasagna aktualisht është më e shikuara në YouTube nga të gjitha performancat e natës gjysmëfinale. Ai ka mbledhur mbi 530,000 shikime në 9 orë që nga postimi. Në vend të dytë renditet performanca e diskutueshme e Irlandës, e cila u përfaqësua nga Bambie Thug me këngën Doomsday Blue dhe shkaktoi reagime dhe deri më tani ka mbledhur 515,000 shikime.