Bota

Protestuan kundër qeverisë së tyre, talebanët vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Së fundmi, talebanët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona. Mësohet se qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugët e qytetit dhe kanë protestuar kundër qeverisë së re.

Talebanët këtë revoltë duket se nuk e kanë pranuar dhe kanë hapur zjarr ndaj turmës, duke lënë të vdekur 2 persona dhe plagosur 12 të tjerë. Arsyeja e agravimit të situatës, ka qenë refuzimi që kanë bërë qytetaret për konvertimin e flamurit të Afganistanit, me atë të talebanëve.

Në pamjet e bëra virale shihen burra e gra teksa vërshojnë në rrugë. Raportohet se talebanët kanë dhunuar edhe disa gazetarë, që po raportonin ngjarjen.

Pas 20 vitesh pritje, talebanët kanë marrë sërish kryesimin e Afganistanit. Frika qëndron në rregullat strikte që ata do të vendosin, që prekin kryesisht gratë. Kur talebanët kanë qenë për herë të fundit në pushtet, gratë, nuk lejoheshin të dilnin vetëm nga shtëpitë, të dilnin në rrugë të zbuluara apo të shkollohen. Duket se këto masa do të hynë sërish në fuqi, e kjo është konfirmuar nga përfaqësues të talebanëve.