Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

“Ishte realisht shumë gjë e arritur…”/Cila është strategjia e duhur për të fituar BBV sipas Ilir Shaqirit?!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë balerini i njohur, Ilir Shaqiri. Ai ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në edicionin e dytë të spektaklit më të njohur të kërcimit në vend “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu ka folur edhe për Big Brother VIP që pritet të nisë këtë të shtunë duke qenë se ai është edhe fituesi i edicionit të parë.

Cila është strategjia e duhur për të fituar BBV sipas tij?

Po të dija strategjinë e duhur në Shqipëri sot e kësaj dite do të isha Kryeministër. Unë dola fitues në një format ku u bashkuan themi ata që ishin qingjat e parë në këtë lojë. Pa pasur parasysh se çfarë kjo gjë do të ndikonte si në jetën e tyre. Gjëja e bukur që unë përjetova është ajo që deri në fund programi mbajti një lloj identiteti dhe një lloj suspance, Iliri – Donaldi apo Donaldi – Iliri. Ishte realisht shumë gjë e arritur, unë flas nga ana televizive e konceptit dhe jo nga ana personale. 

Më tej ai ka shtuar se:

Luizi ka qenë shumë i sigurtë që do të fitonte që në momentin që hyri aty brenda. Unë nuk isha i sigurtë që do të fitoja në momentin që hyra brenda. Unë hyra thjesht për atë që kam thënë gjithmonë që t’ju tregoja njerëzve kush unë isha përtej asaj që është kërcimi. Unë nuk hyra as me laps as me letër dhe as me strategji dhe as me një lloj vetëbesimi që unë do të isha ai që në fund fare do të fikja dritat e shtëpisë.

Teksa diskutimi vijoi në lidhje me listën e banorëve që ka qarkulluar në media që mund të jenë banorë të edicionit të tretë të BBV, Iliri u shpreh se e kishte parë dhe se njihte shumë pak persona, pasi jo me të gjithë i ka lidhur puna.

Një kast shumë variabël ka shumë karaktere të ndryshme. Unë e kam të qartë se kush do ketë një lloj fërkimi shumë i fortë që tani sepse i njoh që të dy dhe e di që të dy do të luftojnë fort për të arritur finalen dhe për të fituar, Jul Deda dhe Romeo padiskutim.