Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Si e shikon Ilir Shaqiri “Big Brother VIP 3”?! Fituesi i edicionit të parë shpjegon me detaje gjithçka në Top Albania Radio!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë balerini i njohur, Ilir Shaqiri. Ai ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij si kryetar jurie në edicionin e dytë të spektaklit më të njohur të kërcimit në vend “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu ka folur edhe për Big Brother VIP që pritet të nisë këtë të shtunë duke qenë se ai është edhe fituesi i edicionit të parë.

Unë e bëra me shumë dëshirë, mora pjesë me shumë dëshirë. E shijova pamasë pavarësisht ulje-ngritjeve të humorit dhe konfikteve që krijohen aty brenda sepse është normale që ke të bësh me njerëz të rinj dhe në një kontekst komplet absurd le të themi në limitet e asaj që është njeriu. Sepse ti vë në provë veten përballë gjithë publikut non stop. 

Këtë vit kam dëgjuar që janë shtuar edhe kamerat. Do të jetë shumë problem i madh mendoj që gjithë kjo lloj teknologjie e avancuar që do të përdoret këtë vit sepse nuk do të kenë mundësi as të gërhasin të qetë të themi, ajo që uroj dhe do të doja të shikoja është secili prej tyre të promovonte atë që është kultura që kanë në vetvete, pavarësisht debateve që është normale që do të lindin dhe konfikteve të interesit. Mendoj që BBV duke pasur këtë lloj diapazoni kaq të fuqishëm dhe të menjëhershëm tek njerëzit të arrij të përcjellë atë që ne si shqiptar jemi. Jo ne si shqiptarë zihemi ose grindemi.

Më pas ai shtoi se:

Unë jam përpjekur t’i kufizoj, mund të kisha thënë shumë më shumë, mund të kisha përdorur edhe një zhargon ndoshta më të rëndë, dinamikat janë nga më të ndryshmet dhe të nxjerrin nga vetvetja dhe ndodh që mund të tejkalohet masa e të folurit. Por ajo që uroj është që BBV mos të tranformohet në një show personal. Për mendimin tim nuk duhet të personifikohet në personin që ti je por duhet menduar që je përballë miliona teleshikuesve. Mos të personalizohet tek ajo që ti do ta tranformosh themi lojën apo atë që është konteksti i BBV vetë. BBV ka rregulla dhe është një format që duhet respektuar. Rregullat për një shtëpi në një bashkëjetesë njerëzore dhe për një mesazh të drejtë kundrejt atyre që na shikojnë, duhen respektuar. Në qoftë se vjen momenti që rregullat i shpik unë dhe i bëj si të dua unë, në kuptimin të gjithë e kemi parë lojën që bëri Luizi. Bravo i qoftë në njëfarë mënyre që arriti ta transformojë të gjithë atë që donte që shtëpia të ishte në atë që ai është vetë. Ia doli që në fazën e parë të programit pikërisht për ketë them që duke pasur parasysh që loja ka rregulla dhe duhen respektuar. Nëse diçka nuk respektohet dhe nëse diçka interpretohet në mënyrën e secilit prej nesh kjo nuk quhet më dhe nuk ka emrin e një programi televiziv por quhet anarki, siç mund të jetë edhe një shtet ose një çfarëdolloj situate ku njerëzit bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë.

Jonida: Në fakt Luizi ia doli që të marrë dashurinë e të gjithë publikut kështu që dy edicionet e para le të themi kanë qenë super zjarr.

Ilir: Kjo do të thotë ndoshta që gjithë publiku ka qejf një lloj anarkie nëse më lejohet ta them.