Botë e Çuditshme

Ja çfarë thotë zbulimi i fundit për dinozaurët me pupla!

Dinozaurët janë zhdukur shumë kohë përpara se asteroidi që mendohet se solli shfarosjen e tyre të godiste tokën. Një raport i disa viteve më parë detajoi faktorët që po e shkatërronin mbijetesën e dinozaurëve përpara rënies së asteroidit që mendohet se i zhdukën 65 milionë vjet më parë. Profesori Gordon Gallup dhe një ish-student i tij, Michael Frederick, pohuan se bimët toksike dhe mekanizmat mbrojtës të dinozaurëve kanë luajtur rol të madh në rrugën drejt zhdukjes së kafshëve që dikur zotëronin Tokën.

Ndërkaq, i afërmi me krahë i dinozaurëve, pterozauri, kishte pendë dhe mund të kontrollonte edhe ngjyrën e tyre, ashtu si zogjtë e sotëm. Për të zgjidhur atë që ka mbetur mister për shumë vite është kërkimi i kryer mbi fosilin e një pterozauri të zbuluar në Brazil dhe datuar 115 milionë vjet më parë.

Zbulimi, i botuar në revistën ”Nature”, është për shkak të hulumtimit të koordinuar nga Instituti Mbretëror Belg i Shkencave të Natyrës dhe tregon se pendët me ngjyra përdoreshin tashmë si një lloj gjuhe për komunikimin vizual. Fosili i gjetur i përket species Tupandactylus Imperator, një pterozaur i famshëm për kreshtën e tij të dukshme dhe të çuditshme.

Studiuesit, të udhëhequr nga Aude Cincotta, zbuluan, në bazën e kreshtës, praninë e një kufiri pendësh, disa prej të cilave kishin strukturën klasike të degëzuar tipike të atyre të shpendëve.

Ishte krejtësisht e papritur, për dekada paleontologët kanë debatuar nëse ka apo jo pendë te pterozaurët. Zbulimi ynë tani mbyll përfundimisht debatin.

Rikujtojmë, se skeleti më i madh në botë i një dinozauri, 66 milionë vjeçar, u shit në ankand për 6,6 milionë euro, një shifër rekord që theu çdo parashikim. Skeleti i dinozaurit të llojit Triceratops mendohej se do të shitej për maksimumi 1,5 milionë dollarë.