Celebrities Showbiz

Ja cila ishte mënyra më e bukur që Bella Thorne zgjodhi për të festuar ditëlindjen e saj!

Aktorja bukuroshe Bella Thorne, u shfaq jashtëzakonisht e mahnitshme në fotot që ajo vendosi që të postonte në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram. Ylli i ‘The Time Is Up’ festoi ditëlindjen e saj ditën e djeshme dhe fotot nga festa dëshmuan se gjithçka ishte e realizuar deri në përfeksion dhe se Bella thjesht shkëlqente.

Në postimin e bërë ajo kishte shkruar se:

24 vjet rreth diellit. 23 ishte e gjitha për të punuar fort për veten time, duke u dashuruar më shumë dhe duke krijuar miq të rinj që do të kem për një jetë. mezi presim të shohim se çfarë do të rezervojë 365 -ta e ardhshme. @contentxstudios

Duke e vendosur veten në qendër të vëmendjes, Bella nuk kishte zgjedhur që të vishte vetëm një veshje, por disa. Rikujtojmë se aktorja dhe i dashuri i saj, Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund beqarisë. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari italian nëpërmjet një postim që bëri në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë gjithashtu se se Thorne sot është ndër artistet më në zë të momentit por fëmijëria dhe adoleshenca e saj nuk kanë qenë aspak të lehta dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo kohë më parë në një intervistë ku ka folur për librin e saj të ri “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.

Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare. Mbaj mend kur fillova klasën e parë. Gjërat që në fillim ishin keq pasi unë nuk lexoja dot si fëmijët e tjerë. Truri im i ngatërronte shkronjat ‘B’, ‘D’, ‘M’ dhe ‘Ë’. Disleksia është e ndryshme për këdo që e ka. Mua më ka vështirësuar shkrimin dhe leximin.
Madje kohë më parë, ish-ylli i ‘Disney-t’ ka treguar se është abuzuar seksualisht deri në moshën 14-vjeçare.