Film & Tv Gossip

Aktorja e njohur i jep fund beqarisë!

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Bella Thorne dhe i dashuri i saj, Benjamin Mascolo duket se i kanë dhënë fund beqarisë. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari italian nëpërmjet një postimi në Instagram. Në foton ku Bella shihet me unazën e fejesës në dorë, 27-vjeçari shkruan:

Ajo tha po.

23-vjeçarja dhe muzikanti i njohur kanë rreth dy vite me njëri-tjetrin dhe duken shumë të lumtur në marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se Thorne sot është ndër artistet më në zë të momentit por fëmijëria dhe adoleshenca e saj nuk kanë qenë aspak të lehta dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo kohë më parë në një intervistë ku ka folur për librin e saj të ri “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.

Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare. Mbaj mend kur fillova klasën e parë. Gjërat që në fillim ishin keq pasi unë nuk lexoja dot si fëmijët e tjerë. Truri im i ngatërronte shkronjat ‘B’, ‘D’, ‘M’ dhe ‘Ë’. Disleksia është e ndryshme për këdo që e ka. Mua më ka vështirësuar shkrimin dhe leximin.

Madje kohë më parë, ish-ylli i ‘Disney-t’ ka treguar se është abuzuar seksualisht deri në moshën 14-vjeçare.