Celebrities Gossip Showbiz

Ja këshilla që Luizi i dha Evës për lojën e saj në “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mëngjesin e sotëm Eva ka biseduar me Luizin në oborr. Ata kanë folur për lojën e saj. Aktorja e njohur tha se nuk e ka problem se sa rri brenda dhe  nëse do largohej shpejt nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Nga ana tjetër, këngëtari  u shpreh se ajo nuk duhet të intimidohet, por e këshilloi që të bëhet pjesë e debateve. Ai i tha Evës  se duhet të përfshihet në lojë. Sipas tij, ajo nuk ka dhënë asgjë akoma deri tani.

Luizi: Për mua nuk ke dhënë… duhet të japësh më shumë duhet të bëhesh pjesë e debateve…

Eva Alikaj ka disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë e ndonëse në fillim e kishte pak vështirë derisa të ambientohej e duket se ditën e sotme e ka treguar gjithë energjinë e saj. E veshur me bikini dhe duke ngrënë banane, Eva ka shijuar diellin e mëngjesit duke marrë rreze dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh vendos çdo mëngjes për banorët. Luizi dhe Shpati gjithashtu kanë qenë në oborr dhe për një moment janë hutuar duke parë Evën.