Celebrities Gossip Showbiz

“Thua ti se po shohim Beyonce…”, duke ngrënë banane dhe e veshur me bikini, Eva Alikaj merr të gjithë vëmendjen mëngjesin e sotëm në “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Eva Alikaj ka disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë e ndonëse në fillim e kishte pak vështirë derisa të ambientohej e duket se ditën e sotme e ka treguar gjithë energjinë e saj. E veshur me bikini dhe duke ngrënë banane, Eva ka shijuar diellin e mëngjesit duke marrë rreze dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh vendos çdo mëngjes për banorët. Luizi dhe Shpati gjithashtu kanë qenë në oborr dhe për një moment janë hutuar duke parë Evën e më pas Luizi ka reaguar duke thënë:

Thua ti se po shohim Beyonce, bllokuar krejt…

Kristi dhe Keisi thuajse qëndrojnë gjithë kohën së bashku në shtëpi. Hyrja e Keisit thuajse e ka distancuar komplet Kristin nga debatet dhe diskutimet që bëhen në shtëpi mes banorëve. Mesditën e djeshme ata kanë qëndruar të shtrirë bashkë, ndërsa mes tyre u shkëmbyen batuta të shumta, të qeshura dhe përqafime.