Celebrities Gossip Showbiz

Ja projekti ku do t’i shohim së bashku Kate Middleton dhe Meghan Markle!

Një burim për mediat e huaja raporton se Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë lënë pas dramën në familje dhe kanë një përmirësim të dukshëm në marrëdhënien e tyre. Duket se ato janë më pranë se kurrë dhe po punojnë shumë për të arritur balancat në raportin e tyre.

Jo vetëm kaq, por duket se ato po mendojnë dhe për një projekt të tyrin së bashku për platformën Netflix. Burimet pranë tyre kanë bërë të ditur se Meghan Markle ka kontaktuar me kunatën e saj, Kate, për t’i bërë asaj një ofertë.

Meghan dhe Kate në fakt po shkojnë shumë mirë dhe kanë qenë në kontakt më shpesh. Meghan ka folur me të për të bashkëpunuar në një projekt për Netflix, një dokumentar që do të nxjerrë në pah punën bamirëse të Kate dhe ndikimin e madh që ajo ka bërë me filantropinë e saj. Kate është shumë e kënaqur dhe gjithçka duket shumë pozitive mes tyre.

Ndonëse Kate, është shumë e rezervuar me bërjen publike të jetës së saj, mësohet se e ka marrë parasysh ofertën që i ka bërë kunata e saj. Më herët, një burim pranë familjes ka deklaruar se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit dhe marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë kaq e mirë sa tani. Për hir të familjes, ato po rregullojnë marrëdhënien e tyre. Bëhet e ditur se Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet.

Ndërkohë, që Kate dhe Meghan po përpiqen të reduktojnë tensionin mes tyre, familja mbretërore nuk është aspak e kënaqur me librin që është duke shkruar Princ Harry. Thuhet se Princ William dhe Princ Charles janë mjaft të nervozuar rreth librit, dhe ka burime që thonë se është një frikë në tërë familjen mbretërore lidhur me atë që do të dalë në dritë.