Celebrities Gossip Showbiz

Kate Middleton dhe Meghan Markle më pranë se kurrë?!

Një burim për mediat e huaja raporton se Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë lënë pas dramën në familje dhe kanë një përmirësim të dukshëm në marrëdhënien e tyre. Duket se ato janë më pranë se kurrë dhe po punojnë shumë për të arritur balancat në raportin e tyre.

Dukshëm Dukeshat kanë rifreskuar raportin pas lindjes së vogëlushes së Meghan dhe Harry, Lilibet. Ndërkohë, që Kate dhe Meghan po përpiqen të reduktojnë tensionin mes tyre, familja mbretërore nuk është aspak e kënaqur me librin që është duke shkruar Princ Harry.

Thuhet se Princ William dhe Princ Charles janë mjaft të nervozuar rreth librit, dhe ka burime që thonë se është një frikë në tërë familjen mbretërore lidhur me atë që do të dalë në dritë. Harry nuk ka pohuar se do të shkaktojë drama libri i tij gjithsesi.

Meghan Markle dhe Kate Middleton nuk kanë qenë kurrë mikesha të ngushta. Por gjërat u përkeqësuan në mars të vitit 2021 kur Markle zbuloi shumë detaje në një intervistë ‘bombë’ me Oprah Winfrey. Ajo tregoi se Middleton e ka bërë për të qarë pak ditë para celebrimit me Princ Harry në vitin 2018.

Por sipas burimeve këto nuk kanë asnjë rëndësi tanimë, teksa secila prej tyre po përpiqet të rindërtojë marrëdhënien. Duhet ta pranojmë se kjo është diçka shumë pozitive, duke qenë se tensionet në familjen mbretërore janë gjithsesi të pranishme.