Celebrities Music Showbiz

Ja si e priti Taylor Swift lajmin pasi albumi “Evermore” u nominua për çmimin në ‘Grammy Awards 2021’!

Këngëtarja e njohur Taylor Swift, kohët e fundit është duke shijuar në maksimum suksesin në karrierën e saj. Ditën e djeshme, kantautorja 31-vjeçare postoi një video në rrjetin e saj social Instagram duke kënduar një këngë nga albumi i saj “evenmore” për të gjithë fansat. Në atë postim këngëtarja kishte shkruar se:

Sot asnjë problem, vetëm shampanjë. Doja ta ndaja këtë video me ju nga koha kur Aaron Dessner dhe unë po bënim ndryshimet tona për videon dhe aty ishte një piano, kështu që ndodhi kjo. “Evermore” është nderuar kështu. Urime të gjithë kolegëve tanë të nominuar!

Fragmenti shfaqte këngëtaren me një fustan të gjatë në ngjyrë të bardhë bust, i cili është parë edhe në videoklipin e këngës së saj të publikuar së fundmi me titull “I Bet You Think About Me”.

Vlen për t’u përmendur se pavarësisht se artistja e njohur Taylor Swift nuk mundi që të ishte e pranishme në ‘American Music Awards 2021’, ajo megjithatë nuk e vuri në dukje mungesën sepse arriti që të ishte në qendër të vëmendjes. Këngëtarja e hitit të njohur “Willow” e pranoi nga distanca fitoren e albumit të saj ‘evermore’.

Ajo kishte regjistruar një video paraprakisht ku kishte falenderuar të gjithë fansat e saj.

Një falenderim shumë i madh për fansat, ky është një nder i jashtëzakonshëm. Fakti që ju do ta bënit këtë përgjithmonë, unë kam qenë gjithmonë shumë krenare për këtë album. Gjithmonë e kam parë gjithmonë si motrën më të vogël aventureske dhe argëtuese të ‘Folklore’. Prandaj, faleminderit shumë që e bëtë këtë.

Swift, e cila gjithashtu fitoi edhe për kategorinë e artistes së preferuar të muzikës pop, vazhdoi të falënderojë fansat për mbështetjen e tyre edhe pas publikimit të albumit ‘Red’ (Taylor’s Version), i cili doli më 12 nëntor, nëntë vjet pasi ajo fillimisht publikoi ‘Red’.

Gjithashtu, doja vetëm t’u them fansave, faleminderit për gjithë mbështetjen e mahnitshme që më keni dhënë për albumin ‘Red (Taylor’s Version). Ka qenë shumë argëtuese. Jam shumë me fat që jam në jetën tuaj dhe që ju kam në jetën time. Kalofshi një natë të mrekullueshme. Ju dua.