Celebrities Health & Beauty

Ja si të bëni blush-in e mollëzave me teknikën e Kylie Jenner për një super rezultat!

Nëse ka diçka që nuk mungon kurrë në grimin e Kylie Jenner, ajo është padyshim blush-i i mollëzave. Kryesisht në version mat, por në raste të veçanta i kombinuar me pak pak highlighter, blush-i i mollëzave siç thotë Kylie e gjallëron goxha portretin.

Si të kombinoni blush-in e mollëzave me bazën e grimit?

Nisur edhe nga emri i kësaj teknike Under Blush e gjitha ka të bëjë me aplikimin e blush-it përpara përfundimit të make-up-it mbi një bazë të shndritshme dhe primerin në ngjyrën e lëkurën suaj. E veçanta e procedurës qëndron në zhvendosjen e korrektorit në pjesët e fytyrës që doni t’i jepni më shumë shkëlqim. Pra, ndryshe nga teknika tradicionale: fondatinë- korrektor-konturim-bronzer-blush, korrektori “rrëshqet” dhe vendoset në fund të gjithë procesit të grimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ARIEL (@makeupbyariel)


Zoe Kim Kenealy shpjegon përmes një videoje tutoriale se idealja për realizimin e këtij grimi është të përdorni dy blush-e: një më të errët dhe një më të lehtë. Filloni me nuancën më të fortë (rozë, pjeshke, e kuqe ose nuancat e vjollcës), aplikojeni me një furçë make up-i nga mollëzat deri në konturin e syve.

Më pas kalohet tek korrektori që aplikohet te rrathët e zinj të syve dhe anash hundës. Nisni me blush-in e çelur në pjesën e sipërme të mollëzave, ndërsa hapi i fundit për një blush të ndezur si të Kylie Jenner, ju duhet pak pudër për të errësuar me një ton më shumë lëkurën dhe ju do të dukeni yll!