Fashion Health & Beauty

Ja si të dukeni rrëzëllitëse këtë verë me këto modele shumë të thjeshta flokësh!

Në ditët e nxehta të verës ndjesia e flokëve të ngjitura në qafën e djersitur është me të vërtetë e bezdisshme. Edhe nëse qëndroni gjatë gjithë kohës në plazh, sërish dëshironi një pamje më ‘chic’ që të kombinohet me rrobat tuaja të banjos. Nuk ka nevojë të kesh ndonjë talent të madh për të realizuar modele të rehatshme, por njëkohësisht të dukesh bukur.

Nuk ka rëndësi se çfarë tipi floku ke, djegia e tyre në sezon veror është e pashmangshme. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk mund të argëtohesh duke krijuar modele interesante për flokët e tua. Mundësitë e stilimeve janë të pafundme dhe mund të gjesh të tilla kudo nëpër internet.

Brenda këtij artikulli do të gjeni disa modele të thjeshta për t’u realizuar, që do t’ju marrin shumë pak kohë për t’u dukur siç keni ëndërruar gjithmonë.

Bishtalecat gjysëm të ngritura

@mcriaaa

Super cute summer pigtails! #summerhairstyles #hairstyles #pigtails

♬ WHOLE LOTTA MONEY – Bïa

Bishtalecat të cilat nuk kanë nevojë për flokë shumë të dendur, pasi mund të kapen vetëm me pjesën lart kërkojnë një produkt shumë të vogël për të krijuar një pamje lozonjare. Është një mënyrë e lehtë dhe e thjeshtë për të larguar flokët nga fytyra dhe për të shtuar më shumë volum.

Gërshetat në formë bishtaleci

@moriahhhhr_

I luv this hairstyle sm🥰 video inspo: @eeerinr <3 #fyp #summerhairstyles #AerieREAL #pinteresthairstyles #viral

♬ lay it down by steelix – iluvdenji

Duke qëndruar tek trendi i bishtalecave, kthesat tek gërshetat ju japin pamjen e një vajze “të keqe”, pak a shumë si një ‘Medusa-style’. Për më tepër ju harxhon shumë më pak se gjysëm ore kohë.

Një topuz i madh

@iamtristina

Use less heat #blackgirlhair #blackgirlhairstyles #protectivestyles #fyp #blackgirlhairtutorial #foryoupage

♬ Best Friend (feat. Doja Cat) – Saweetie

Për t’u dukur sa më e freskët, një topuz ‘chic’ është gjithçka ju duhet. Kur ke nevojë për pak “pushim” nga flokët që të përhapen nëpër fytyrë dhe sërish të dukesh mirë, topuzi është zgjidhja e këtij problemi.

Gërsheti në formë kurore

@kaittnnicolee

Come get your summer hairstyles 😉 #fyp #hairstyle #viral #hairstyles #hair #tutorial

♬ original sound – PARIS LAWRENCE

Flokët e shkurtra mund të duken shumë të vështira për t’u stiluar, por ju po kërkoni për një model më interesant sesa thjesht një bishtalec i shpejtë, gërshetat janë një opsion shumë i mirë. Kjo pamje duket si një version i kohëve moderne të gërshetave që ju mbajnë flokët larg fytyrës, gjatë kohës që bishtaleci ‘kurorë’ju lejon që era t’jua valëvisë.

“Bunny look”

@itsdkaybro

fingers crossed this doesn’t flop 🥺🤞🏾#greenscreen #fyp #naturalhair #4bhair #4chair #blackgirlhairstyles #hairtutorial

♬ original sound – what it do jadaboo

Topuzat mund t’ju ndihmojnë kur keni flokë tepër të trashë dhe kaçurrela të dendura, duhet t’i provoni patjetër.