Celebrities Gossip Showbiz

Ja si u mirëprit Kourtney Kardashian nga fëmijët e saj pas ardhjes nga udhëtimi romantik me Travis Barker!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, një nga çiftet më në zë të momentin u larguan për një udhëtim në Europë. Dyshja ngrohu zemrat e fansave me foto shumë romantike ku dukej se Travis dhe Kourtney po kalonin disa ditë të mrekullueshme me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, fëmijët e Kourtney vendosën ta mirëprisnin të ëmën me një surprizë shumë speciale. Shihni se si Reign dhe Penelope u siguruan që nëna e tyre të pritej me dashuri, me petale trëndafili dhe shenja mirëseardhjeje në shtëpi.

Në pamjet e veçanta të postuara në Instagram më 1 shtator, Kourtney, e cila ndan tre fëmijët e saj, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-partnerin e saj Scott Disick, është gëzuar nga surpriza e saj e mirësëardhjes në shtëpi dhe madje ka ndarë nga afër fotografitë e posterat e fëmijëve të punuar me dorë.

Për nënën e tre fëmijëve, kthimi në shtëpi duket të jetë qershia mbi tortë pas një udhëtimi epik me gjysmën tjetër të saj. Për bateristin pushimet e tyre të fundit shënuan udhëtimin e tij të parë që nga viti 2008 ku u përfshi në aksidentin e tmerrshëm në të cilin humbën jetën katër persona dhe u lënduan shumë të tjerë.

Gjatë qëndrimit të tyre, me sa duket nuk pati mungesë dashurie mes çiftit pasi të dy u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur me pasion disa herë ndërsa ishin në Genoa, Portofino dhe Venecia. Ndërkohë çifti zbarkoi në Disneyland dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe bateristi i Blink-182 postuan në rrjetet e tyre sociale disa foto me çaste nga udhëtimi i tyre magjik.