Celebrities Gossip Showbiz

“Jam lidhur njëherë e vogël…”, Roza zbulon si duhet të jetë partneri i saj ideal!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Mëngjesin e sotëm Roza Lati teksa po bisedonte me Julin ka zbuluar kriteret që duhet të plotësojë partenri i saj ideal. Ajo shprehet se nuk do donte që partneri i saj të ishte personazh VIP, duke u bazuar edhe nga një lidhej e mëparshme e saj.

Roza: Unë mendoj që shtëpia duhet të ketë një star dhe jo dy. Unë nuk kam shije që të lidhem me persona publikë. Jam lidhur njëherë e vogël edhe e kam lënë me aq. Star person publik në rastin tim le të jem unë, s’ka pse të jetë edhe burri që të bëhemi dy stara në shtëpi. Partneri im duhet të jetë seriozi me punën jashtë punës time, kështu me pëlqen mua

I ftuar ditën e djeshme në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën ka qenë ish-banori i “BBV3”, Drini Zeqo, i cili u largua nga gara për shkak të një urgjence familjare. Drini ka treguar edhe për mendimin e tij për banorët dhe është shprehur se po të rikthehej do sillej ndryshe me disa prej tyre, ndër ta ka qenë Ilnisa. Ndërsa se për kë e kishte marrë më shumë malli ai përmendi Heidin.