Celebrities Gossip Showbiz

“Jam sulmuar shumë…” Armina Mevlani rrëfen për lidhjen e saj!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj (theksojmë jo private pasi e mban shumë diskrete), rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre. Mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra”, Armina iu rikthye edhe njëherë fillieve të lidhjes së saj.

Armina u shpreh për periudhën e vështirë që ka pasur kur marrëdhënia e saj me Shkëlzen Berishën u bë publike. Ajo tha se është ndierë e sulmuar, në një kohë kur ishte naive.

Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime, që kur lidhja ime u bë publike, ndryshoi komplet. Unë isha një vajzë naive që adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time. Nuk kisha pasur eksperienca lidhjesh serioze më parë. Nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, fillova të kuptoj që shumë gjëra nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Shumë gjëra të miat personale filluan të qarkullonin, të cilat unë i kisha folur me njerëzit e mi më të afërt.

Nisur nga eksperienca e saj, Armina dha dhe një mesazh për të gjitha vajzat që po e ndiqnin:

Ajo që unë dua t’u them vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës sime, është që të tregohen të zgjuara dhe të jenë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë ‘mos tregoni rrugën, jetën intime dhe planet e ardhshme’.