Celebrities Gossip Showbiz

“Janë kokë e këmbë të dashuruar”, zbulohet e vërteta e marrëdhënies mes J.Lo dhe Ben Affleck?!

Aktorja, këngëtarja dhe kërcimtarja Jennifer Lopez së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për artin që bën, por edhe për historitë e saj të dashurisë. Me sa duket, Jennifer është përsëri në një lidhje dashurie me aktorin, tekstshkruesin dhe regjizorin Ben Affleck.

Burime të afërta me dyshen kanë pohuar për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.

Aktualisht po i lënë gjërat të rrjedhin dhe po bëjnë plane të takohen sa më shpesh përpara se ta bëjnë lidhjen publike. Ishte ideja e Benit që të kalonin disa ditë në Montana, një vend që ai e dashuron dhe kaluan shumë mirë atje. Është e qartë që kanë rënë brenda, por nuk duan ta emërtojnë lidhjen e tyre sepse do krijonte shumë presion. Kur të vijë koha e duhur, mbase pas dy muajsh, do e bëjnë lidhjen publike dhe do dalin dorë për dore.

Dyshimet na u shtuan edhe më shumë kur pjesë e kësaj historie u bë edhe miku i tyre i përbashkët, aktori Matt Damon i cili u pyet se çfarë po ndodh mes J-Lo dhe Affleck.

Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka reaguar dhe ka hedhur poshtë aludimet duke shprehur se kjo në fakt është një marifet publiciteti. Ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes divës së muzikës pop dhe Affleck.

Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez thuhet se ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare. Nga ana tjetër një burim ka thënë së fundmi për “People” se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye.