Celebrities Showbiz

A janë apo jo bashkë? Matt Damon flet për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Rreth 1 muaj pas ndarjes së Jennifer Lopez nga një sportist kaq i kulluar dhe i kuruar siç është edhe Alex Rodriguez, thashethemet për një lidhje të re nisën menjëherë për artisten.

Nuk bëhet fjalë për një romancë të re por për një shkëndijë të rindezur pas gati 17 vitesh mes saj dhe aktorit hollivudian Ben Affleck. Para se të zbulojmë detaje të tjera rreth tyre, a nuk ju duket kaq e ngjashme kjo histori mes asaj që ndodhi me Jennifer Aniston dhe Brad Pitt pasi ky i fundit përmbylli divorcin e gjatë me Angelina Jolie? – E teksa ju lejojmë ta procesoni vetë këtë informacion le të rikthehemi aty ku e lamë…

Dyshja e shumëpërfolur janë fotografuar së bashku në koncertin “VAX Live” në Los Angeles ditën e Dielë e më pas thuhet se kanë udhëtuar bashkë drejt klubit “Yellowstone” në Montana. Burime pranë “E! News” kanë zbuluar se ata kanë pushuar bashkë ditët e fundit.

Dyshimet na u shtuan edhe më shumë kur pjesë e kësaj historie u bë edhe miku i tyre i përbashkët, aktori Matt Damon i cili u pyet se çfarë po ndodh mes J-Lo dhe Affleck. Damon u duk disi në siklet nga pyetjet e gazetarit duke thënë;

Nuk ka mjaftueshëm pije alkoolike në botë që të më bëj të them diçka për këtë gjë.

Përgjigje vërtetë diplomatike kjo! Megjithatë, Damon shton se uron që këto aludime të jenë të vërteta pasi si Lopez si Affleck meritojnë më të mirën në këtë histori.

Është një histori shumë e bukur. Shpresoj të jetë e vërtetë. I dua të dy… kjo do të ishte e mrekullueshme.

Thonë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë nisur komunikimin me njëri-tjetrin që në muajin Shkurt, përmes e-maileve. Këto ‘letra online’ mesa duket i referoheshin ‘dashurisë’ së J-Lo për shkrimet e Ben pasi ky i fundit pëlqen shumë të shkruajë. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes tyre në vazhdim.