Celebrities Music

Totalisht tjetër stil, Ed Sheeran me projektin e ri muzikor thjesht nuk njihet!

Këngëtari i famshëm kanadez, Ed Sheeran është rikthyer dhe kaq mjaftoi që fansat e tij të mos përmbahen nga gëzimi. Krijuesi i hitit “Shape of you” ka qenë i fokusuar kohët e fundit më shumë në biznes se sa në muzikë.

Por, pavarësisht kësaj, ai më në fund ka ardhur më një projekt të ri muzikor për të gjithë admiruesit e artit të tij. 30-vjeçari pak orë më parë ka publikuar “Bad Habits” dhe ne mezi e njohëm.

Artisti ka ndryshuar totalisht ‘look’ duke u dukur ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim. Ai ka zgjedhur të duket si vampir, i veshur më një kostum pink dhe flokët më të verdha se zakonisht.

Juve si e komentoni pamjen e tij?

Rikujtojmë, se Sheeran para pak kohëve u shpreh se më 25 qershor, pra ditën e sotme do të mbajë një koncert virtual nga Ipswich Town si pjesë e “UEFA Euro 2020 Show”. Nëpërmjet këtij koncerti do të prezantojë dhe këngën e re. Ky eveniment do të transmetohet live nga llogaria e artistit në TikTok dhe adhuruesit e muzikës së tij do të mund ta shohin falas.

Ed Sheeran gjithashtu para një performance për “Big Weekend” ka folur për vajzën e tij, Lyra. Ai e ka pranuar hapur që vajza e tij 8-muajshe, sa herë i këndon këngët e tij, nis të qajë. Kantautori dhe gruaja e tij Cherry, të cilët jetojnë në Suffolk, konfirmuan lindjen e fëmijës së tyre të parë në shtator.