Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Jasmina dhe Andi i japin fund lidhjes së tyre, shkak bëhet këngëtarja e njohur…

Ata janë një nga çiftet më të përfolur të momentit, të njohur në programin e dashurisë “Për’puthen”, Andi dhe Jasmina ndahen përfundimisht. Kujtojmë se një muaj më parë, ata u deklaruan për njëri-tjetrin, mirëpo sot gjithçka ka marrë fund, duke thyer kështu zemrat e fansave.

Ata u larguan pak kohë më parë nga programi, duke pretenduar se dëshirojnë ta vazhdojnë njohjen e tyre jashtë emisionit. Dukej se gjithçka po shkonte tepër mirë, derisa Jasmina fshiu çdo foto me Andin nga Instagrami i saj.

Gjithashtu, ajo postoi një foto në InstaStory duke i dhënë kështu fansave përgjigje rreth ndarjes. Në të duket këngëtarja Diona Fona së bashku me Andin. Jasmina gjithashtu tregon se ky i fundit u largua më herët se të tjerët nga ditëlindja e Fationit.

Mbishkrimi në foton e postuar, tregon qartë se Jasmina është tepër e revoltuar dhe e lënduar.

Boll më pyetët se çfarë bën Andi e nga është Andi. Durova të dal si femër e fiksuar para një Shqipërie, ndërkohë që duket kush shkon pas femrës së gabuar. Dje ka qenë i ftuar në ditëlindje, por ka ikur direkt drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë “shoqes” që e ka njohur veç kur i ka shkruar për ta marrë si imazh…