Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Jeff Bezos nuk është më personi më i pasur në botë, pronari i “Louis Vuitton” merr kryesimin/ “Forbes” publikon listën e 10 personave më të pasur!

Titulli i personit më të pasur në botë të revistës “Forbes”, i cili mbahej prej një kohe të gjatë nga Jeff Bezos, pronar i kompanisë “Amazon”, i ka kaluar një biznesmeni tjetër.
Tashmë ky titull i përket Bernard Arnault, pronar i markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”.
Gruaja e vetme në mesin e 10 njerëzve më të pasur të botës rezultoi pronarja e “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyers.

Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe kompanive të tyre, bashkë me pasuritë që ata zotërojnë:

Bernard Arnault – 198,8 miliardë dollarë (Louis Vuitton Moet Hennessy)
Jeff Bezos – 193,3 miliardë dollarë (Amazon – Blue Origin’s)
Elon Musk – 182,1 miliardë dollarë (Tesla – SpaceX)
Bill Gates – 132,1 miliardë dollarë (Microsoft)
Mark Zuckerberg – 130,8 miliardë dollarë (Facebook)
Larry Page – 116,4 miliardë dollarë (Google)
Larry Ellison – 116,3 miliardë dollarë (Oracle)
Sergey Brin – 112,6 miliardë dollarë (Google)
Warren Buffett – 103,7 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway)
Françoise Bettencourt Meyers – 93 miliardë dollarë (L’oreal)