Celebrities Gossip Showbiz

Jehona e yjeve të ‘BBV’ kudo! Kënga më e re nga Fifi, PM dhe DAGZ renditet ndër më të dëgjuarat në botë!

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale.

Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie, derisa bukuroshja e zbuloi vetë pak ditë më parë ku gjatë një koncerti Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi , teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.

Mirëpo, përpos gjithë zhurmës, këngëtarja kurrë nuk e la muzikën mënjanë duke na sjellë një superhit siç ishte ‘Diell’ që ende dëgjohet kudo. Por jo vetëm kaq, një bashkëpunim tjetër me dy miqtë e saj më të mirë, njëkohësisht ish- banorë të ‘BBV’ duket se po korr një sukses dhe këtë herë ndërkombëtar.

‘Hana; u lançua me videoklip nga tre artistët dhe jo vetëm që u pëlqye shumë, por ka arritur të renditet në vendin e 30-të nga video-t muzikore në botë.

Epo, padyshim që jehona e yjeve të ‘BBV’ është kudo!

‘Hana’ ka vetëm tre ditë që është lançuar dhe ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube.

Rikujtojmë se, duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Pak ditë më parë, me anë të një postimi në Instastory, ish- banori i “Big Brother VIP”, Kledi, i cili është njëkohësisht dhe kushëri i Adisit ka treguar pamje teksa çifti janë së bashku me familjarët e tyre, duke treguar kështu se gjërat e tyre janë shumë serioze.