Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez bëhet nostalgjike në postimin e fundit!

Jennifer Lopez po feston për filmin që e ndihmoi më së shumti atë të ngjitej në karrierë. Superylli shpërndau një video në Instagram si Selena e 25 viteve më parë. Në mbishkrimin e videos ajo dukej mjaft nostalgjike teksa kishte shkruar fjalët e mëposhtme.

Çfarë dite speciale… Ne po festojmë 25 vite nga Selena. Ne sot po festojmë muzikën e Selena. Ky film ka kaq shumë kuptim për mua. Selena dhe familja e saj kanë kaq shumë rëndësi për mua, dhe isha kaq me fat që u zgjodha ta luaj atë. Unë nuk do e harroj kurrë këtë periudhë në jetën time dhe është nder si një artiste të kem qenë pjesë e magjisë së këtij filmi.

Selena Quintanilla Pérez ishte një artiste meksikano-amerikane që ndikoi në të gjithë botën me muzikën e saj. Karriera e saj nisi të rritej pas lansimit të albumit të saj të parë dhe muzika e saj ishte pjesë e klasifikimeve më të rëndësishme në të gjithë botën.  Në mënyrë tragjike, artistja u vra në 31 mars të vitit 1994, kur Selena ishte vetëm 23 vjeçe.

Jennifer ka luajtur rolin e Selena në një periudhë kur ishte e panjohur për publikun e gjerë. Mesa ajo shfaq në postimin e saj në Instagram, Lopez ndihet shumë mirënjohëse, pasi ky film ka shënuar në karrierën e saj, dhe pas luajtjes së këtij roli, Jennifer nisi rrugën drejt suksesit.