Celebrities Showbiz

Jessica Simpson rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj…

Këngëtarja, aktorja dhe stilistja e njohur amerikane Jessica Simpson, po shënon një moment të rëndësishëm në jetën e saj. Jessica zbuloi se si ishte gjendja e saj katër vite më parë dhe rrëfeu momentet e dhimbshme që e çuan atë në marrjen e këtij vendimi. Jessica postoi në llogarinë e saj në Instagram, një fotografi të saj para katër viteve, e cila shkruan se:

Ky person në mëngjesin e hershëm të 1 nëntorit 2017 është një version i panjohur i vetes sime. Kisha kaq shumë për të eksploruar dhe zbuluar për veten time. E dija që pikërisht në këtë moment do t’ia lejoja vetes të rimerrja dritën time, të tregoja fitoren mbi betejën time të brendshme të respektit ndaj vetvetes dhe të guxoja.

Xhesika shpjegoi se ajo e dinte që për të bërë atë që donte, duhej të ndalonte së konsumuari alkool, sepse për të ishte shumë e dëmshme. Këngëtarja u shpreh se:

Sinqerisht, isha e rraskapitur. Doja ta ndjeja dhimbjen në mënyrë që ta mbaja atë si një simbol nderi. Doja të jetoja siç jeton një lider dhe të ecja përpara dhe kurrë nuk shikoja prapa me keqardhje dhe pendim për çdo zgjedhje që kam bërë.

Jessica vijoi të diskutojë stigmën rreth fjalës alkoolizëm dhe ‘etiketimin’ e një të alkoolizuari dhe se si konsumimi i alkoolit nuk ishte rruga e duhur që ajo kishte zgjedhur. Ajo tregoi se:

Ajo që duhet të bëja në jetën time ishte të pranoja dështimin, dhimbjen, thyerjen dhe vetëbesimin e ulët. Problemi nuk ishte alkooli por isha unë. Më përpara, nuk e doja dhe nuk e respektoja veten, ndërsa tani po.

Duket se Jessica ndihet shumë mirë me veten e saj tashmë. Ajo ka vijuar të shpjegojë se:

Ja kam dalë mbanë të mposht frikën dhe kam pranuar pjesët e errëta dhe të trishta të jetës sime. Unë zotëroj fuqinë time me shpirtin tim guximtar. Jam jashtëzakonisht e sinqertë dhe e hapur për t’ju treguar lidhur me këtë situatë. Tashmë, jam e lirë.

Rikujtojmë se, në një ese të titulluar “Take the Lead”, aktorja e famshme Jessica Simpson u rikthye në kohë duke kujtuar procesin e humbjes së saj në peshë dhe shpjegoi pse vendosi të përqendrohej më pak në peshore. Artistja e famshme dëshiron që gratë e të gjitha moshave të kuptojnë se ato vlejnë më shumë se sa një numër i kilogrameve të tyre në peshore.