Celebrities Showbiz

“Vleni më shumë se sa kilogramët e shtuar”, me kë e ka Jessica Simpson?

Në një ese të titulluar “Take the Lead”, aktorja e famshme Jessica Simpson u rikthye në kohë duke kujtuar procesin e humbjes së saj në peshë dhe shpjegoi pse vendosi të përqendrohej më pak në peshore. Artistja e famshme dëshiron që gratë e të gjitha moshave të kuptojnë se ato vlejnë më shumë se sa një numër i kilogrameve të tyre në peshore.

Ky projekt i Jessica-s eksploron udhëtimin e saj me peshën trupore dhe pse në fund të fundit ajo vendosi të hidhte peshoren e saj. 3-javë para se të sillte në jetë vajzën e saj tanimë 2-vjeçe, Jessica kujtoi që pasi hypi në peshorë zbuloi se ajo peshonte më shumë sesa burri i saj, Eric Johnson.

Këtu isha, duke krijuar jetën, këtë foshnjë mrekulli që nuk e prisnim por e mirëpritëm sepse e dinim se ajo ishte pikërisht ajo që na duhej për të kompletuar familjen tonë. Shikova poshtë barkut tim, pastaj hypa në pëshorë dhe thashë me zë të lartë: “Kjo nuk është e drejtë”.

Në atë moment, Simpson vendosi të merrte kontrollin e jetës së saj dhe t’i jepte peshores më pak vlerë.

Unë e mbajta atë gjë të mallkuar poshtë, e vendosa në një qese plehrash dhe e dërgova menjëherë në garazh. I thashë mirupafshim. Nuk më intereson nëse je thyer. Unë nuk jam.

Përkundër gjithë suksesit të saj si grua, nënë dhe biznesmene, autorja 40-vjeçarja ende kërkohet të japë intervista për humbjen e saj në peshë. Por nëse dikush e pyet se sa kilogramë ka humbur, Jessica ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të përgjigjet. Ajo shkroi në “Take the Lead” se:

E vërteta është që unë nuk e di, sepse unë e hodha peshoren time. Është një pjesë e punës për veten time që vazhdon. Unë jam ende duke gjetur gjëra për t’i lënë të shkojnë, dhe një nga ato është edhe peshorja ime.