Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Jessie J dha një mesazh teksa tregoi arsyen se pse ajo po vuan aq shumë!

Vitin e kaluar këngëtarja e popit Jessie J ndau me fansat e saj se ajo ishte diagnostikuar me sëmundjen Ménière, një sëmundje kronike e veshit të brendshëm. Kjo sëmundje sjell marrje mendsh, ulje të dëgjimit, zhurmë dhe ndjesinë e presionit në vesh tek personat të cilët vuajnë nga kjo.

Këngëtarja është shprehur se ndihej sikur dikush kishte ndezur tharësen e flokëve në veshin e saj dhe kishte kriza të herëpasherëshme. Nëpërmjet një postimi në Instagram këngëtarja bukuroshe Jessie J shpjegoi të gjithë situatën në të cilën ajo ndodhet dhe se si po arrin t’ia dalë mbanë. Në postimin e bërë së fundmi ajo shkruan:

Dje u përpoqa të këndoja një këngë që zakonisht mund ta këndoj me lehtësi  por nuk munda. Çështja që kam nuk është zëri im, por po ndikon në zërin tim. Dhe epo…unë qava. Për orë të tëra. E lashë veten të ndiej pjesën e thyer të vetes që ndonjëherë e di që e injoroj kur nuk duhet. Ashtu si rashë në dysheme në një shfaqje televizive 6 muaj më parë dhe unë ende nuk mund ta kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës dhe fytit. Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat. Pjesa më e keqe është se nuk janë akordet e mia vokale. Shpina, tiroidet, alergjia. Kush e di! Testet vazhdojnë. 95% e kohës jam mirë. Pozitive dhe e fortë. Kjo është ajo që unë portretizoj këtu kryesisht. Por ai 5% do të rritet nëse nuk pranohet. Pra po, ndonjëherë unë ndihem e pashpresë! E gjithë shpresa zhduket. Ndihem aq e humbur dhe aq e vetme në atë që po ndodh. Unë mendoj se po e ndaj këtë sepse njerëzit gjithmonë më thonë “si qëndron kaq pozitive gjatë gjithë kohës” dhe e vërteta është se unë nuk jam e tillë. Unë definitivisht nuk e rikujtoj atë që kam ndjerë dje por nuk krenohem duke pretenduar se jam mirë. Nuk është e shëndetshme. Ajo fjalia e vjetër “është mirë të mos jesh mirë”  e shkrova sepse është e vërtetë dhe ende besoj se kjo platformë duhet të frymëzojë përmes së vërtetës. Për këdo tjetër që po e kalon një kohë të tillë testimi, të ndjej, të kuptoj. Ne do ta kalojmë këtë! Ju dua të gjithëve!

Rikujtojmë se, kënga “Bang Bang” nga Jessie J, Ariana Grande dhe Nicki Minaj, u bë shkak për një debat mes Jessie J dhe Nicki Minaj. Në një intervistë të bërë së fundmi, Jessie J u shpreh se ajo dhe Ariana kishin rënë në kontakt me këngën e shkruar nga Max Martin. Pas kësaj, Jessie tregoi se pasi Nicki dëgjoi këngën, donte të ishte gjithashtu pjesë e projektit.