Celebrities Music Showbiz

Jesy Nelson e përndjek e keqja kudo! Ja çfarë i ndodh këtë herë këngëtares…

Në një deklaratë të dhënë së fundmi ish-anëtarja e grupt më të njohur dhe më të dashur sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë, ‘Little Mix’ ka marrë një vendim. Jesy Nelson ka paralajmëruar se do të kufizojë kohën në mediat sociale për shkak të frikës nga ‘trolling’. Një lloj komunikimi provokues në procesin e dialogut virtual, i cili synon krijimin e fshehur të një konflikti midis pjesëmarrësve.

Një pjesëmarrës i cili kërkon të poshtërojë një tjetër, duke shkelur të gjitha standardet e pranueshme etike. E gjitha kjo ka ardhur përpara performancës së saj debutuese solo në ‘The Graham Norton Show’ këtë javë. Sipas prestigjozes ‘The Sun’, këngëtarja e cila do të filmojë performancën e saj të ‘Boyz’ të enjten në mbrëmje, është njoftuar nga ekipi i saj që të qëndrojë jashtë Instagramit dhe platformave të tjera sociale për të shmangur këtë lloj ‘fenomeni’ me të cilin këngëtarja edhe është përballur pas skandalit të mëparshëm me një nga anëtaret e grupit ku ajo ka qenë pjesë.

Vetë bukuroshja 30-vjeçare është shprehur se ky lloj fenomeni e ka përndjekur atë kudo dhe se ka ndikuar atë gjatë gjithë karrierës së saj dhe e vetmja arsye se pse ajo ka hyrë vetëm në llogaritë e saj në mediat sociale ka qenë për të ndarë videot e fansave.

Vlen për t’u përmendur se së fundmi mendohet se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards  dhe Jade Thirlwall po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Që pas largimit të Jesy Nelson vajzat e grupit ‘Little mix’ po e mendojnë seriozisht që të vazhdojnë karrierën e tyresi këngëtare solo.

Sipas ‘The Sun’ grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar. Një burim pranë tyre është shprehur se:

Ato kanë qenë mjaft të hapura me njëra -tjetrën në lidhje me gjithçka. Për momentin ka shumë takime. Disa prej tyre tashmë kanë bërë edhe marrëveshje menaxhimi. Leigh-Anne është regjistruar me menaxherin e Dua Lipa, Jade po pret si kompozitore dhe prezantuese e re ndërsa Perrie po punon edhe për gjëra të tjera. Ato ende shkojnë mirë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur me Jesy-n. Ato të gjithë e dinë se do të duhet të ketë një karrierë përtej ‘Little Mix’, kështu që ata i kanë vënë gjërat në vijë. Plani është që të shikohen angazhimet, pastaj t’i drejtohen projekteve solo pothuajse menjëherë. Synimi është që ta mbajnë grupin në lëvizje, por kështu përfundoi ‘One Direction’ dhe është e vështirë të besohet se ata do të kenë kohë për gjithçka.