Gossip Health & Beauty

Jo gjithmonë mbipesha është diçka e keqe, ka studime që provojnë të kundërtën!

Sipas një studimi, 56% e grave janë të pakënaqura me pamjen e tyre të përgjithshme. Dhe ndërsa është e qartë se askush nuk do të thoshte jo për të pasur një “trup të përsosur”, ka studime që tregojnë se të qenurit me disa kilogramë më shumë ka në fakt avantazhet e veta.

Njerëzit që kanë disa kilogramë plus mund të kenë një rrezik më të ulët vdekjeje.

Studimet përfshinë pothuajse 3 milion njerëz dhe rezultatet treguan se njerëzit në kategorinë mbipeshë kishin një rrezik 6% më të ulët të vdekjes sesa ata në kategorinë normale të peshës. Një studim tjetër tregoi se njerëzit mbi moshën 70-vjeç që kishin një kile shtesë ose 2 kanë jetuar më gjatë se ata që nuk e kanë. Sipas studiuesit kryesor, Leon Flicker, pesha e BMI (indeksi i masës trupore) nuk është e dobishme pas moshës 70-vjeç.

Sasia e duhur e yndyrës mund t’ju ndihmojë të shtoni edhe disa vite në jetën tuaj.

Dr.Steven Hymsfield thotë se në situata të caktuara, të kesh disa kile të tepërta mund të të ndihmojë të jetosh më gjatë, sepse ato mund të ofrojnë një mbrojtje kundër dëmtimeve të caktuara.

Nëse bie diku, të kesh pak dhjamë shtesë mund të të mbrojë nga thyerja e kockave. Dhe nëse një sëmundje nuk ju lejon të hani, yndyra shtesë e trupit mund të jetë e dobishme. 

Sipas hulumtimit, njerëzit me mbipeshë kanë më pak shanse për të shfaqur depresion.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjeni FTO nuk është i lidhur vetëm me mbipeshënpor edhe me lumturinë. Ata gjithashtu zbuluan se njerëzit që peshonin më shumë kishin një shans 8% më të ulët për të zhvilluar depresionin.

Gratë e kolme mund të përfundojnë më të lumtura në jetë.

Sipas hulumtimit, niveli i lumturisë së njerëzvembipeshë rritet pas moshës 40-vjeçe. Pjesëmarrësit e anketuar raportuan cilësi më të mirë mendore, pavarësisht nga një rënie në cilësinë fizike të jetës.

Studimi gjithashtu tregoi se nivelet e ulëta të ushtrimeve fizike nuk ndikonin në mirëqenien mendore të grave, por ai kishte një ndikim të dukshëm negativ në cilësinë e jetës së burrave.

Nuk është sekret që gratë jetojnë më gjatë se burrat. Ky duket si një lajm i mirë për zonjat, por në fakt rezulton se gratë plaken më shpejt se burrat. Dhe nuk është për t’u habitur, zonjat kanë shumë arsye për këtë, nga shtatzënia në menopauzë dhe këtu nuk mbaron lista.

Rikujtojmë, se rreth 91% e grave amerikane nuk janë të kënaqura me formën e trupave të tyre dhe vetëm 5% posedojnë të ashtuquajturën formë perfekte të trupit të promovuar nga media. Ndërkohë, pozitiviteti i trupit, lëvizja që synon të promovojë një imazh pozitiv të trupit, shpesh kritikohet ashpër në promovimin e çështjeve shëndetësore si mbipesha.