Një qëndrim pozitiv nuk ndikon vetëm në humor, por edhe në shëndetin fizik. Studime të ndryshme tregojnë se optimizmi lidhet me uljen e rrezikut nga sëmundjet dhe me një shëndet më të mirë të zemrës.
Në një studim të ri, studiuesit zbuluan se praktikat e psikologjisë pozitive – si ushtrimet e mirënjohjes, trajnimi i optimizmit dhe praktikat e mindfulness – lidhen me përmirësime të vazhdueshme në faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe në zakonet e shëndetshme.
Ekspertët theksojnë se optimizmi nuk është thjesht një tipar personaliteti, por një mënyrë të menduari që mund të zhvillohet me kalimin e kohës përmes zakoneve të vogla të përditshme.
Ja disa zakone të mbështetura nga studimet shkencore që mund të ndihmojnë në rritjen e optimizmit:
* Mbaj një ditar mirënjohjeje
* Ec më ngadalë dhe mos u nxito gjithmonë
* Medito
* Mendo për versionin më të mirë të vetes
* Vendos qëllime të vogla dhe të arritshme
* Lëviz dhe bëj aktivitet fizik
Sipas studiuesve, këto praktika mund të ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e mirëqenies mendore, por edhe në krijimin e zakoneve më të shëndetshme për trupin dhe zemrën.