Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm thashetheme, Kim dhe Kanye më afër se kurrë më parë!

Gjithë vëmendja këto ditë ka qenë tek ‘çifti’ më i përfolur i momentit, Kim Kardashian dhe Kanye West. Madje rrjeti po zien nga thashethemet për një ribashkim të tyre. Kjo pasi Kanye West po u thotë miqve në biznesin e muzikës se ai dhe Kim Kardashian janë sërish bashkë, por askush nuk beson se është e vërtetë, sipas burimeve të shumta për mediat e huaja.

Pavarësisht kësaj, burime për “Entertainment Tonight” këmbëngulin kur thonë se reperi po përpiqet shumë ta bëjë për vete sërish Kim-in dhe ta provojnë sërish. Ata kanë shprehur se:

Kim dhe Kanye kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe kujtime të mrekullueshme bashkë. Eshtë shumë e vështirë t’i lësh të gjitha këto e të shkosh.

Nga ana tjetër, për Kim-in edhe pse fokusi dhe shqetësimi më i madh për momentin janë fëmijët, ajo “po e rikonsideron si opsion”.

Ajo është e hapur për të parë sesi do të shkojnë gjërat me Kanye-in dhe të shohin nëse problemet e tyre në çift mund të rregullohen. Pavarësisht asaj çfarë do të ndodhë, Kim dhe Kanye janë zotuar që do të bashkëprindërojnë në mënyrën më të shëndetshme të mundshme dhe raporti i tyre do të jetë gjithnjë mbështetës.

Divorci i bujshëm ka shumë gjasa të rimendohet! Kim, jo vetëm që po tregohet ish-partnere mbështetëse, por mund të kthehet papritur në pikën fillestare, përsëri partnerja e Kanye.

Thënë kjo, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, publikoi videon e plotë të “Come to Life”, pjesë e albumit të ri të Kanye West. Në videon që ngjalli jo pak kuriozitet, Kim shfaqej e veshur me një fustan të bardhë e mbuluar me një vello dhe në sfond kishte njerëz, shtëpi dhe zjarr!

Ka shumë gjasa që ajo të mos jetë videoja zyrtare e këngës, por vetëm një pjesa ku Kim dhe Kanye rikrijojnë momentin e dasmës. Përveç kësaj, Kim nuk është kursyer të ndajë me ndjekësit momentet e preferuara nga albumi “Donda” që përfshijnë “Come To Life”, “Lord I Need You” dhe “Ok Ok”.

Rikujtojmë se, Kanye West më në fund ka publikuar albumin e shumëpritur “DONDA”, tashmë në çdo platformë transmetimi. Artisti filloi njoftimin e albumit të ri dy vjet më parë. Ai organizoi tre festa, ku mysafirët mund të dëgjonin disa nga këngët dhe për një kohë jetoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për t’u përqendruar në procesin e regjistrimit. Mirëpo, disa orë pas lançimit, përmes rrjetit të tij social, Instagram, reperi deklaroi se albumi doli pa miratimin e tij.