Celebrities Gossip Showbiz

Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara zbulojnë se do të bëhen prindër për herë të dytë!

Aktorja Rooney Mara është në pritje të fëmijës së saj të dytë me aktorin Joaquin Phoenix. Mara u shfaq së fundmi në premierën e filmit “La Cocina” në Festivalin e Filmit në Berlin me një fustan të gjatë të zi. Dyshja e njohur e aktorëve janë fejuar që nga viti 2019 dhe janë takuar në vitin 2012 në xhirimet e filmit “Her”.

Ata kanë një djalë, River, i cili ka lindur në vitin 2020. Ai u emërua River për nder të vëllait të madh të Phoenix, i cili vdiq në moshën 23-vjeçare në tetor 1993 nga një mbidozë droge.

Lajmi për lindjen e djalit të tyre të parë u zbulua nga Victor Kossakovsky, një regjisor rus i cili më parë ka punuar me Phoenix në dokumentarin “Gunda” në Festivalin e Filmit në Cyrih.