Showbiz

Ylli i “Joker” bëhet baba për herë të parë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur për bebin

Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij Rooney Mara janë bërë prindër për herë të parë.

Regjisori Victor Kossakovsky zbuloi gjatë Festivalit të Filmit në Zyrih se Rooney ka sjellë në jetë një djalë pak ditë më parë dhe vogëlushi gëzon shëndet të plotë.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Daily Mail” se dyshja prisnin me padurim që të bëheshin prindër dhe kishin kohë që e kishin gjetur emrin e djalit.

Ylli i “Joker” e ka pagëzuar djalin me emrin River sipas vëllait të ndjerë të aktorit hollivudian. Vëllai i tij River ndërroi jetë në vitin 1993 për shkak të një mbidoze droge. Ai ishte 23-vjeç. Dyshja ende nuk kanë postuar asnjë foto të vogëlushit të tyre në rrjetet sociale ama kanë theksuar se janë në qiellin e 7-të nga gëzimi.

Kujtojmë se Joaqun Phoenix i është ofruar një kontratë mbi 50 milion dollarëshe për tu rikthyer në rolin e “Joker” për 2 realizime të reja filmike rreth tij.