Celebrities Gossip Showbiz

Johnny Depp sërish në gjyq përballë ish-bashkëshortes, Amber Heard!

Telashet me ish-bashkëshorten nuk kanë fund për yllin e kinemasë hollivudiane, Johnny Depp. Ai do të përballet sërish në gjyq me ish-partneren e tij, Amber Heard të cilën e akuzon për shpifje. Në qendër të akuzës është një shkrim për dhunën në familje që ajo publikoi në vitin 2018.

58-vjeçari kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim prej saj, për prishje të imazhit, pasi pretendon se në shkrim ka shpifur kur ka thënë se Depp e dhunonte fizikisht gjatë martesës. Gjasat janë që aktori ta humbë edhe këtë çështje në gjykatë, siç ndodhi në 2020 me një tjetër padi të ngjashme për shpifje ndaj të përditshmes britanike ‘The Sun’. Heard thotë se ajo nuk ka përmendur në asnjë rast emrin e Depp në shkrimin e 24 viteve më parë.

Johnny Depp dhe Amber Heard u divorcuan në 2016-ën, pas një martese 3-vjeçare. Në atë kohë Heard e akuzoi për dhunë të vazhdueshme. Mbi 20 akuza u dërguan në gjykatë, shumë prej të cilave u pranuan. Por betejat ligjore mes tyre ende nuk kanë përfunduar plotësisht edhe 6 vite pas divorcit. Një ish-koleg i Johnny Depp e ka akuzuar ish-gruan e aktorit të Hollywood-it, për rënien në karrierën e tij filmike. Në një klip për dokumentarin e ri, “Johnny vs Amber”, muzikanti Bill ‘Beano’ Hanti ka thënë se aktorja e kishte parë suksesin e Depp dhe kishte ndërhyrë në jetën e tij.

Rikujtojmë, se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka dhënë së fundmi yllit të Hollywood-it Johnny Depp medaljen e artë të vendit të tij për merita të jashtëzakonshme në aktivitete publike e kulturore, sidomos në fushën e kinematografisë dhe promovimit të Serbisë në botë. Vuçiç dekoroi aktorin amerikan në Beograd, në Ditën e Republikës dhe gjithashtu dha medalje edhe për ish-ushtarë serbë të cilët kanë luftuar në Kosovë.