Celebrities

Jolie fiton betejën ligjore ndaj Brad Pitt, por “lufta” vazhdon!

Angelina Jolie arriti fitoren në betejën e saj ligjore me Brad Pitt pasi gjyqtari i çështjes u pezullua për shkak të një ankese të paraqitur nga aktorja.

Çifti ka qenë në një betejë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që kur Jolie bëri kërkesë për divorc në 2016.

Gjyqtari John Ouderkirk i kishte dhënë Pitt kujdestarinë e përbashkët në maj të këtij viti, por një gjykatë e Kalifornisë ra dakord me apelin e Jolie për të hequr gjyqtarin nga çështja.

Në vendimin e saj, gjykata e apelit tha se gjyqtari Ouderkirk nuk zbuloi marrëdhëniet e tij të biznesit me avokatët e Pitt.

Kjo ishte një “shkelje etike” që mund të vinte në dyshim “aftësinë e gjykatësit për të qenë i paanshëm”, tha gjykata.

Vendimi do të thotë që beteja ligjore për pesë fëmijët e mitur të çiftit do të duhet të fillojë para një gjykatësi të ri.

Edhe pse Jolie dhe Pitt arritën një marrëveshje kujdestarie në 2018 e cila dështoi dhe vendimi se kujt do t’i përkasin fëmijët, i mbetet sërish gjykatës!