Celebrities Gossip Showbiz

Jori Delli dhe Krist Aliaj shokë me benefite? Ish-banorja tregon të vërtetën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Pas mbarimit të “BBV” Krist Aliaj dhe Jori Delli janë takuar shpesh herë me njëri-tjetrin dhe këtë na e kanë treguar me postimet e tyre në rrjete sociale aq sa mes tyre aludohej se mund të kishin diçka më shumë se thjesht miqësi. Ama ditën e sotme Jori u ka dhënë një përgjigje këtyre thashethemeve duke postuar në Instastory një mesazh të një ndjekësi, icili ka thënë se ata duken si shokë me benefite dhe Jori i ka dhënë një përgjigje.

Vetëm shokë pa benefite 

Jori Delli ka qenë e ftuar në “E Diell N’Trip” me moderatore Beniada Nishanin dhe Argjira Spancën. Tashmë dihet se Jori është pjesë e videoklipit të këngës së re të Noizyt , por i pëlqejnë edhe këngët e Don Xhonit e për këtë Beniada i ka kërkuar të zgjedh mes dy reperave.