Design Travel

Ju njohim me anijen e inspiruar nga shtëpitë e kohës së Romës së lashtë!

Kompania ”Van Geest Design” ka dizajnuar konceptin e ri të anijes, së inspiruar nga shtëpitë e kohës së Romës së dikurshme. Fjala është për anijen Domus, që sipas gjuhës latine do të thotë “shtëpi”. Dizajnerët zgjodhën kohën e Romës së lashtë, por edhe për shkak të dizajnit antik të njohur për luksin që e ofronin ato shtëpi asokohe.

Koncepti Domus është zhvilluar në partneritet me kompaninë irlandeze ‘Rob Doyle Desing’. Anija është 40 metra e gjatë dhe ofron hapësirë të mjaftueshme në dy kate.

Domus është “jahti i parë pa emetim të gazrave”, që do të peshojë mbi 750 tonelata. Do të përdorë në kombinim energjinë solare, hidrogjeneratorët dhe teknologjinë e djegies së qelizave të hidrogjenit. Gjatë ditës akumulon energjinë solare që do të shfrytëzohet gjatë natës, e kur ka erëra të forta lundron pa ndihmën e motorëve.

Nga makinat fluturuese te superjahtet, shumë mënyra inovative të transportit janë zbuluar vitet e fundit. Së fundmi është zbuluar anija më e fundit inovative, në formën e një nëndetëse luksoze. Sipas mediave të huaja, nëndetësja, e quajtur U-Boat Worx Nexus Series, mund të transportojë 9 pasagjerë deri në 200 metra nën ujë.

Ajo përmban një dritare të madhe vëzhgimi në formë veze dhe ulëset, të cilat sigurojnë që të 9 pasagjerët të kenë një pamje të jashtëzakonshme. Nëndetësja përmban 900-914 litra hapësirë të brendshme për të rritur dhe mund t’i vendosë vendet e saj në konfigurime të ndryshme, me një maksimum prej 9 personash.