Forcat e Shteteve të Bashkuara kapën një anije me flamur iranian në Gjirin e Omanit pasi qëlluan fillimisht, duke qenë se po përpiqej të shmangte bllokadën detare amerikane. Kjo u deklarua nga presidenti Donald Trump dhe Pentagoni, çka nxiti Iranin të kërcënojë me hakmarrje.
Ndërkohë, mbetet pasiguria lidhur me një raund të dytë të mundshëm të bisedimeve ballë për ballë mes delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad të Pakistanit. Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani nuk do të dërgojë ekip për takimin e së hënës (20.04).
E gjithë kjo po ndodh ndërsa pas dy ditësh skadon armëpushimi 10-ditor, për të cilin u pajtuan Uashingtoni dhe Teherani.
Trump ka kërcënuar me sulme të reja ndaj “të gjitha” centraleve elektrike dhe urave iraniane, nëse nuk arrihet marrëveshja.