Celebrities Gossip

Ju njohim me gratë më të fuqishme në botë gjatë vitit 2022!

Revista prestigjioze ”Forbes” ka shpallur së fundmi listën me 100 gratë më të fuqishme në botë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka kryesuar listën si gruaja më e fuqishme në botë. Von der Leyen, e zgjedhur në 2019-n, administron më shumë se 300 miliardë dollarë në vit të BE-së dhe punon për të arritur konsensus me 27 udhëheqësit e Shteteve që përfaqësojnë 450 milionë njerëz.

Vendi i dytë dhe i tretë i takojnë po ashtu dy politikaneve, përkatësisht Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja e SHBA. Më pas renditen Mary Barra, Abigail Johnson, Melinda Gates, Giorgia Meloni, Karen Lynch, Julie Sweet dhe Jana Fraser. Pjesë e listës janë edhe Rihanna e cila është renditur e 73-ta dhe Taylor Swift e 79-a.