Celebrities Showbiz

Ka edhe kështu, Conor McGregor shkakton trazira duke u përleshur në “MTV VMA”!

Boksieri i famshëm Conor McGregor nuk kishte si të ishte më vetvetja në “MTV VMA”. Ai dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly janë grindur fizikisht në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”. Por më e rëndësishmja është se të pranishmit arritën t’i ndanin nga njëri-tjetri shumë shpejt. Në fund të fundit askush nuk goditi asnjërin me këpucë siç Cardi B goditi Nicki Minaj në “Fashion Week Party” në vitin 2018.

Nuk u bë menjëherë e qartë se cila kishte qenë arsyeja e sherrit, por përfaqësuesi i McGregor mohoi që përleshja të kishte ndodhur pavarësisht dëshmive fotografike. Përfaqësuesi i boksierit të famshëm gjithashtu gjatë deklaratës së tij shtoi se:

Conor lufton vetëm me luftëtarët.

Në fotot e shkrepura dhe në video-t e shumta që qarkulluan menjëhërë në rrjet shikohet se ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas janë ndarë nga partneret e tyre. Një burim pranë ngjarjes është shprehur se ka qenë McGregor ai që padashje i hodhi pijen Kelly-t. Mendohet që kjo të ketë qenë një nga arsyet por askush nuk e di se cila ka qenë ajo kryesorja.

Machine Gun Kelly and Conor Mcgregor

Reperi Machine Gun Kelly u shoqërua më pas nga e dashura e tij bukuroshe Megan Fox e cila kishte zgjedhur të vishte një fustan që arrinte që t’i tregonte çdo gjë në trupin e saj pasi ai ishte shumë transparent. Ndërkohë që edhe bosksieri dhe biznesmeni Conor McGregor është shoqëruar nga e dashura e tij, Dee Devlin.

Conor McGregor, MGK involved in fracas on VMAs red carpet | Fox News

Në eventin e “MTV VMA 2021” i cili këtë vit është organizuar nga reperja e njohur Doja Cat, ishin të ftuar edhe të famshëm nga bota e modës dhe e sportit jo vetëm nga bota e muzikës. Conor McGregor dhe gjimnastja Simone Biles kanë qenë të ftuarit kryesorë nga bota e sportit.

Ndërkohë që reperi Kelly do të performonte gjatë shfaqjes së çmimeve më vonë gjatë mbrëmjes. Interpretues të tjerë përfshinin vetë Doja Cat, Lil Nas X, Kacey Musgraves, Alicia Keys dhe shumë e shumë të tjerë.