Celebrities Gossip Showbiz

Ka munguar në rrjete sociale, Ronela Hajati zbulon arsyen: “Po mundohem të bëhem e paprekshme për publikun shqiptar…”

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Shumë aktive me postime në rrjete sociale por prej pak ditësh artistja nuk ka qenë edhe aq e mesa duket për këtë e ka një arsye. Vetëm pak më parë me anë të një Instastory bukuroshja në formë shakaje është shprehur se do të bëhet pak më e paprekshme për publikun shqiptar.

Më falni që nuk kam qenë shumë prezente me postime “të rutinës sime të përditshme’. Po mundohem të bëhem pak më e paprekshme për publikun shqiptar. E di që ju mungoj, jam e pazëvendësueshme.  

Vetëm dy javë më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka rreth 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Këtë e ka zbuluar me anë të një postimi ku krahas na ka treguar se do të publikojë jo vetëm një, por disa këngë të reja dhe do të udhëtojë për në New York për pushime pas një periudhe me plot angazhime.