Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati sapo na dha një premtim për këtë sezon veror!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Vetëm pak javë më parë, artistja publikoi surprizën e saj me titull ‘TQR’ e duket se nuk ka të ndalur. Këtë e ka zbuluar me anë të një Instastory të postuar pak më parë, teksa ka dhënë premtimin se në këtë sezon veror do të na bëjë të kërcejmë me këngët e saj ritmike.

Nuk e keni idenë sa shumë këngë kam përgatitur dhe sa do të kërceni këtë verë 

Një deklaratë paksa ‘thumbuese’ ka ardhur nga Ronela për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.