Celebrities Gossip Showbiz

“Këngë të reja dhe rikthimi në…” Ronela Hajati na zbulon planet e të ardhmes!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Vetëm dy javë më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka rreth 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Këtë e ka zbuluar me anë të një Instastory ku krahas na ka treguar se do të publikojë jo vetëm një, por disa këngë të reja dhe do të udhëtojë për në New York për pushime pas një periudhe me plot angazhime.

Këngët e mia të reja dhe rikthimi në New York (për një javë plotësisht të merituar pushimesh) janë për momentin gjërat më emocionuese për të cilat kam pritur këto kohë.

Një deklaratë paksa ‘thumbuese’ ka ardhur nga Ronela për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.