Mbrëmjen e djeshme, reperi i njohur Kanye West organizoi një tjetër event për albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më. Për të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në studiumin Mercedez-Benz në Atlanta për të dëgjuar këngët e albumit të tij më të ri, iu ofruan vaksina.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka bërë të ditur se po ofrohen vaksina Pfizer për fansat që po ndjekin ngjarjen.
We are offering Pfizer vaccines to fans attending tonight's listening party.
Vaccines will be offered in sections 340-347 until 9:30pm. pic.twitter.com/eDPEdgy29b
— Mercedes-Benz Stadium (@MBStadium) August 6, 2021
Po ashtu një event të tillë ai e mbajti edhe para disa ditësh dhe në radhën e parë të njerëzve në inagurimin e albumit u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj. Madje, ajo publikoi edhe një postim në Instagram duke i treguar botës se ndodhej e pranishme në eventin e babait të fëmijëve të saj, duke i duartrokitur çdo sukses.
https://www.instagram.com/p/CSQe3rGHiTY/
Rikujtojmë, se në prezantimin e albumit të 10-të “Donda”, reperi preferoi të linte muzikën të fliste. Spektatorët dëgjonin në heshtje e në përfundim të pjesëve mes gospel-it, vibracioneve hip hop e zërit të Kanye-t në autotune, duartrokisnin. Në fond edhe zëri i nënës së ndjerë, Dondës, e cila në mënyrë të përsëritur thonte: “Asnjëherë mos e braktis familjen tënde!”. Një tjetër moment prekës erdhi me këngën kushtuar dështimit të martesës me Kim Kardashian.
“Donda” pason publikimin e albumit “Jesus is king” në 2019-ën, që u vlerësua me Grammy si Best Contemporary Christian Album dhe hyri në histori me një debutim në vend të parë në klasifikimet Rap Album, Gospel Album e Billboard 200, duke ia kaluar grupit legjendar Beatles.
West është duke i kushtuar vëmendje maksimale këtij albumi në një studio për të përmbushur afatin e datës së tij të publikimit. I gjithë ky përkushtim normalisht kërkon kthjelltësi dhe padyshim që Kanye e ka gjetur zgjidhjen për këtë. Ai është duke pushuar në një dhomë të vogël, minimaliste deri në përfundim të punës së tij dhe pamjet e saj i ka ndarë më ndjekësit në rrjetin e tij social, Instagram.