Reperi i njohur Kanye West është duke i kushtuar vëmendje maksimale albumit të tij të 10-të, “Donda”, në një studio për të përmbushur afatin e datës së tij të publikimit. I gjithë ky përkushtim normalisht kërkon kthjelltësi dhe padyshim që Kanye e ka gjetur zgjidhjen për këtë. Ai është duke pushuar në një dhomë të vogël, minimaliste deri në përfundim të punës së tij dhe pamjet e saj i ka ndarë më ndjekësit në rrjetin e tij social, Instagram.
Dhoma e 44-vjeçarit gjendet brenda stadiumit Mercedes Benz të Atlantës e cila duhet thënë se është shumë modeste për një miliarder si Kanye. Dhoma e zhveshjes, me mure dhe dysheme gri, nuk ka as një dritare dhe është e pajisur me një gardërobë dhe rafte, një televizor të montuar në mur dhe një shtrat të vetëm me një dyshek të bardhë dhe vetëm me një jastëk të sheshtë.
https://www.instagram.com/p/CR2iSqsI8zx/
Rikujtojmë, se Donda është emri i nënës së tij të ndjerë, e cila vdiq në 2007-ën në moshën 58-vjeçare për shkak të ndërlikimeve nga kirurgjia kozmetike. Ky është albumi i 10-të i reperit, që nga viti 2019, “Jesus Is King”.
Artisti u bë tepër emocional teksa këndonte një këngë gjatë festës për albumin e tij “DONDA”. Ka aludime se ajo performancë ishte pikërisht drejtuar ish-bashkëshortes së tij, yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian. Ky moment i ndjerë duket se lidhej me Kim pikërisht për vargjet që Kanye këndonte.