Showbiz

Kate Winslet pendohet që ka punuar me regjisorët e akuzuar për ngacmime seksuale: “Çfarë dreqin kam bërë”

Aktorja e famshme Kate Winslet pati një zgjim ndërgjegjeje. Së fundmi ajo ka kuptuar se ka bërë disa gabime gjatë karrierës së saj për të cilat ndjen se duhet të mbajë përgjegjësi.

Së fundmi ajo ka treguar se është penduar jasht mase që ka punuar me regjisorë si Woody Allen apo Roman Polanski ndërkohë që këta të fundit po përballeshin me akuza për ngacmime dhe abuzime seksuale.

“Çfarë dreqin mendoja se po bëja ndërkohë që punoja me Woody Allen dhe Roman Polanski?! Është e pabesueshme se si këta burra kanë qenë në piedestal në industri për kaq gjatë, e papranueshme. Tani unë duhet të marrë përgjegjësi për faktin që kam punuar me ta” -tha Kate.

Ylli i “Titanic”, ka punuar me Allen në vitin 2017 për filmin “Wonder Wheel” dhe me Polanski në vitin 2011 për “Carnage”.